×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Blerjet online, qeveria rrit taksën

    Insajderi
    29 May 2019 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në gusht të vitit 2016, hyri në fuqi një vendim me të cilin blerjet online mbi 22 euro paguajnë TVSH dhe taksë doganore.

    Blerjet online do të bëhen më të shtrenjta pasi Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me një udhëzim të posaçëm ka vendosur të taksojë edhe vlerën e postës për mallrat që kushtojnë mbi 22 euro.

    Udhëzimi i doganave, që ka hyrë në fuqi gjatë muajit prill, saktëson se çdo dërgesë mallrash me karakter kjo tregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një individ marrës në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk kalon vlerëekuivalente në lekë të shumës 22 euro, përjashtohet nga taksat dhe nga tatimet në import. Në vlerën e papërfillshme përfshihet vetëm çmimi i paguar për mallin në vetvete dhe jo shpenzime të tjera si ato të transportit, siguracionit etj.

    Doganat kanë dhënë dhe një rast konkret:

    P.sh nëse një këmishë është blerë online me një çmim 20 euro dhe shpenzimi është 5 euro atëherë në këtë rast kemi të bëjmë me mall me vlerë të papërfillshmesepse çmimi i këmishës në vetvete është nëkufirin 22 euro.

    Por, në rast se këmisha blihet me një çmim prej 23 euro dhe shpenzimi i transportit është 5 euro, atëherë në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një mall me vlerë të papërfillshme. Në këtë rast për të përllogaritur detyrimet që duhen paguar në doganë, shumës prej 23 euro do ti shtohen edhe shpenzimet e transportit.

    Në gusht të vitit 2016, hyri në fuqi një vendim me të cilin blerjet online mbi 22 euro paguajnë TVSH dhe taksë doganore. Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH, 2.4% taksë doganore).

    Të dhënat nga INSTAT tregojnë se dërgesat me postë u rritën vetëm 1% në 2017-n me rreth 455 tonë, por përsëri pa e arritur nivelin e vitit 2015.

    Blerjet online  janë një nga lehtësitë që kanë përfituar njerëzit me zhvillimin e teknologjisë.  Me shpejtësinë e një kliku mund të blesh produkte pa qenë nevoja që të orvatesh në dyqane për të gjetur atë që kërkon pa u kufizuar brenda kufijve të shtetit tënd. E ndërsa bota po rend drejt veprimeve online, Shqipëria renditet e fundit ndër vendet anëtare dhe kandidate të BE-së për blerjet online.

    Shqipëria është vendi me përqindjen më të ulët të blerjeve online në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian dhe kandidatëve për anëtarësim. Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, 85% e të pyeturve kanë deklaruar se nuk kanë kryer blerje online dhe 15% kanë deklaruar se kanë bërë blerje online. Ndër vendet kandidate përqindjen më të ulët të blerjeve online pas Shqipërisë e ka Maqedonia, ku vetëm 25% të të anketuarve kanë deklaruar se kanë kryer blerje online. Në  Malin e Zi, Serbi dhe Turqi, përqindja e të anketuarve online që kanë deklaruar se kanë bërë blerje online varion nga 31 në 34%.

    Mesatarja e të anketuarve në Bashkimin Europian që kanë deklaruar se kanë kryer blerje online është 67%. /Monitor

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark