×
  • Showbiz
  • Show

    Blero: Jeta ime s’më ka takuar mua, asnjëherë nuk do jem arka ngushëlluese për të tjerët

    Insajderi
    09 June 2023 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, gjatë muajve të fundit ka qenë mjaft i komentuar në faqet rozë për shkak të ndarjes nga bashkëshortja, Afrona Dika.

    Pavarësisht kësaj, ai po shijon një lidhje të re, për të cilën u shpreh shumë i lumtur.

    Blero së fundmi ka marrë vëmendje me një postim të shpërndarë në InstaStory, me anë të të cilit ka transmetuar një mesazh.

    Mes shumë gjërave, artisti thotë se nuk do të jetë asnjëherë arka ngushëlluese për të tjerët.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Postimi i plotë:

    “Ndonjëherë jeta ime s’më ka takuar mua…

    Si artist. Duhet të jesh edhe dikush tjetër.

    Prandaj mes rreshtash jam gjendur në vuajtjet e dhimbjet e të tjerëve. E duke e dhënë vetën pa hesap për të tjerët.

    Për një gjë jam i sigurt, asnjëherë nuk do jem arka ngushëlluese për të tjerët sepse e kam ndal këngën e vuajtjes për ata që duan valle.

    Do mundohem që muzika ime të jetë thesar tregimeve të mia, përmes së cilës ata që nuk më kanë njohur, do të më njohin më mirë”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark