Kandidatja për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas triumfit të filmit të Blerta Bashollit, “Zgjoi” në festivalin internacional të filmit “Sundance Film Festival”, shkruan Insajderi.
Deliu, e cila është edhe vetë aktore, ka uruar regjisoren Blerta Basholli, thënë se ky film duhet të zgjojë ndërgjegjen tonë kolektive për ta ndryshuar ambientin e vrazhdë patriarkal që portretizohet në film.
“Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli, fitoi tri çmime të rëndësishme në një prej festivaleve më të mëdha “Sundance Film Festival”. Krenare me Blertën dhe gjithë ekipin e filmit, që vendosi Kosovën edhe një herë në piedestalin e kulturës botërore” – shkroi ajo.
“Zgjoi” i bazuar në ngjarjen e vërtetë, të gruas nga Krusha, që humbi burrin gjatë luftës e që fillon një biznes bujqësor por përballet me rrethanat dhe ambientin e vrazhdë patriarkal, le të zgjojë edhe ndërgjegjen tonë kolektive për ta ndryshuar e madje edhe përmbysur këtë gjendje” – vazhdoj ajo.
“Bravo dhe shumë suksese znj.Basholli me ekipin edhe më tutje” – përfundoi ajo.
Kujtojmë që Blerta Deliu është kandidate nga radhët e PDK-ës në zgjedhjet e 14 shkurtit, teksa mban numrin 9-të në listë./Insajderi.org/