Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka mbajtur një takim me qytetarët e Malishevës së Gjilanit, shkruan Insajderi.
Deliu u shpreh se në takimin me të rinj e të reja nga ky vend, kryefjalë e diskutimit ishte rimëkëmbja sepse nuk ka diçka më urgjente se kjo.
Ajo u shpreh se Malishevasit e Gjilanit, besojnë se PDK duhet t’i prijë proceseve ashtu siç iu ka prirë në të kaluarën, duke sjell veprime dhe rezultate konkrete.