×
  • Showbiz
  • Show

    Blerta Deliu me lot në sy flet për vdekjen e vjehrrës

    Insajderi
    23 October 2022 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu teksa e ka shijuar ushqimin meksikan ka shpalosur detaje të ndryshme nga jeta e saj.

    Përveç ushqimit, të qeshurave, batutave e përgjigjeve ndaj publikut e shumë temave të tjera, aty nuk munguan as momentet emocionuese.

    Gjatë emisionit “Shija e Anës” në Klan Kosova, Blerta Deliu u emocionua duke kujtuar vjehrrën e ndjerë dhe e ndau me publikun momentin kur e kishte kuptuar se vjehrra e saj kishte ndërruar jetë.

    “E kam pasur shumë vështirë dhe nuk kam ditur si të sillem me burrin. Ka qenë grua e jashtëzakonshme, më ka ndihmuar shumë në rritjen e djalit, është kthyer nga Gjermania për të qenë afër meje. Ka qenë shumë moment i vështirë vdekja e saj”, u shpreh ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark