Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka vizituar sot Komunën e Mitrovicës.
Ajo është takuar atje me një qytetare, e cila jeton në diasporë por ka ardhur në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Zonja Hyrije më rrëfeu edhe pjesë emocionale nga jeta e saj dhe mund të them se zonja si ajo, janë motiv për ne”, ka shkruar Deliu.
Ajo ka thënë se në këto zgjedhje, diaspora do ta bëjë dallimin duke u përcaktuar për PDK-në.