Kandidatja për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, mbrëmjen e kaluar ka qenë pjesë e tubimit të madh që PDK ka organizuar në Skenderaj, shkruan Insajderi.
Deliu, e cila në listën e PDK-ës për zgjedhjet e 14 shkurtit mban numrin 9, është shprehur se nga Drenica nis fitorja në zgjedhje.
“Nga këtu nis fitorja e 14 shkurtit” – shkroi ajo në llogarinë zyrtare në Facebook, teksa falënderoi simpatizantët e PDK-ës, për pritjen madhështore./Insajderi.org/