Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka komentuar vizitën e Kurtit dhe Osmanit dje në Mitrovicën e Veriut, shkruan Insajderi.
Deliu në llogarinë personale në Facebook shkroi se për serbët e veriut nuk përbën asnjë brengë çfarë përfaqësojnë Osmani e Kurti, porse emblemat e shoqëruesëve të tyre që identifikohen me krerët e saj, që po përballen në Hagë.
“Si e thanë vetë, serbët u provokuan nga simbolet e UÇK-së gjatë vizitës së Osmanit dhe Kurtit, në pjesën veriore të Mitrovicës. Kjo nënkupton se për serbët e veriut nuk përbën asnjë brengë çfarë përfaqësojnë Osmani e Kurti, porse emblemat e shoqëruesëve të tyre që identifikohen me krerët e saj, që po përballen në Hagë. Jam e sigurt që Osmani e Kurti asnjëherë sikurse dje se kanë ndjerë peshën e asaj që përfaqësojnë Thaçi e Veseli.“Hashim shko në Hagë”, “Kriminel” – janë brohoritjet e përhershme të atyre prej të cilëve ikën dje! Për kohë të gjatë Osmani e Kurti qenë në kor me ta dhe përforcues të thirrjeve të tyre kundër krerëve të UÇK-së.Uroj të mos kenë hasur në pasqyrë dje se do ta kishin pështy!Emblema e UÇK-së peshon rëndë dhe vetëm ata me kurajon sublime kanë mundur ta bartin”./Insajderi.org/