Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka falënderuar përkrahësit e të gjitha moshave të cilët janë të përkushtuar për të dëgjuar me vëmendje programin që PDK po e shpalos në të gjithë Kosovën.
Deliu është shprehur falënderuese ndaj faktit se si të gjitha gjeneratat po i bashkohen takimeve mobilizuese për fitoren e PDK-ës, shkruan Insajderi.
“Është për t’u çmuar se si nga të gjitha gjeneratat, po i bashkohen takimeve mobilizuese për fitoren e PDK-së”.
“Përkushtimi i tyre për të dëgjuar me vëmendje programin që po e shpalosim gjithandej Kosovën, meriton falënderim.” – shkroi ajo.