Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, ka takuar të rinjtë e Ferizajt.
“Me kolegët nga lista jonë e fitores, takuam të rinjtë në Skënderaj. Kujtuam së bashku ata që sakrifikuan çdo gjë për liri e pavarësi, zhvillim e barazi”.
“Ëndrrat e themeluesve të UÇK-së, e më vonë edhe të PDK-së, ishin të guximshme, andaj u shndërruan në fitore. Të rinjtë e PDK-së në Skënderaj, besojnë se Rimëkëmbja hap perspektivë për zhvillim, në kohën kur jo vetëm qyteti jonë, por i gjithë vendi thuajse është lënë në harresë nga dy qeveritë e kaluara”, ka shkruar Deliu, transmeton Gazeta Insajderi.
“Këta të rinj e të reja, u zotuan se do t’ia sigurojnë PDK-së fitoren më 14 shkurt. Rimëkëmbje për rininë”.