Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka komentuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me Izrealin, shkruan Insajderi.
Deliu është shprehur se ky është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm në marrëdhëniet tona diplomatike, por edhe të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.
“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, padyshim, shënon një hap shumë të rëndësishëm, jo vetëm në marrëdhëniet tona diplomatike, por dhe të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.”
“Por, mbi të gjitha, përforcon miqësinë mes popujve tanë, të cilët ndihmuan njëri-tjetrin në kohët e tyre më të vështira.” – shkroi ajo./Insajderi.org/