×
  • Lajme
  • Insajderi

    Blindohet Kuvendi e Qeveria – të pranishëm edhe snajperistë e Njësia Speciale

    Insajderi
    16 June 2022 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më shumë se asnjëherë janë parë zyrtarë policorë në gjendje gatishmërie para objektit të Kuvendit të Kosovës e Qeverisë. Po shihen edhe anëtarë të Njësisë Speciale e edhe snajperistë.

    Pikërisht sot në ditën kur po mbahet protesta e dytë e organizuar nga veteranët e UÇK-së. Ata po protestojnë në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre.

    Ata po kërkojnë rritje të pensionit.

    I pranishëm në protestë është edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i cili u shpreh se punë kanë me deputetë e qeveritarë që po e shkelin sipas tij ligjin.

    “Këta deputetë që shkelin ligje e Kushtetutën nuk e kanë vendin këtu”, tha Klinaku para protestueseve.

    “Ju kisha lutur që të jeni të qetë se ne nuk kemi punë me policinë, sepse policia është e jona. Ne kemi punë me qeveritarët deputetë që e kanë shkelur Kushtetutën”, ka bërë thirrje Klinaku.

    Gazeta Insajderi ju sjell pamjet nga protesta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark