×
  • Lajme
  • Lajme

    Blinken për dinarin: Dialogu i BE-së, shtegu i vetëm i duhur për Kosovën dhe Serbinë

    Insajderi
    15 February 2024 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka komentuar edhe çështjen e dinarit gjatë konferencës për media në Shqipëri.

    Blinken tha se shtegu i duhur është dialogu Kosovë-Serbi, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

    Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është i duhur dhe madje shtegu i vetëm i dhur dhe ne jemi të angazhuar që të bëjmë gjithçka që duhet që dyja vendet që t’i ndihmojmë ato që ta përshkrojmë këtë shteg. Por, e përgëzojë edhe rolin e Shqipërinë e cila ka qenë forcë për stabilitetin rajonal”, tha Blinken.

    Gjatë kësaj jave, ndihmëssekretari i Shtetit, James O’Brienka thënë se nëse Qeveria e Kosovës, nuk tërhiqet nga vendimi për dinarit, nuk do të trajtohet si partnere.

    Po ashtu, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, deklaroi se çështja e dinarit ka prekur cilësinë e partneritetit me Kosovën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark