×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bllokimi i 300 kosovarëve në kufirin Serbi-Kroaci, Hoxhaj: Provokim dhe sulm kundër popullit tonë

    Insajderi
    17 April 2024 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas bllokimit të 300 kosovarëve në kufirin Serbi-Kroaci. Ai ka thënë se ky është një provokim i pakuptimtë. =

    Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social X, ka thënë se e dënon sjelljen e policisë serbe në kufirin Kroaci-Serbi, e cila që nga dje, siç u shpreh ai, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke ua marrë pasaportat e tyre!

    Ai mes tjerash thekson se ky është një provokim i pakuptimtë dhe një sulm kundër popullit të Kosovës.

    Bllokimi i kosovarëve nga Serbia. Foto: Llogaria në X e nënkryetarit të Kuvendit, Enver Hoxhaj

    “E dënoj sjelljen e policisë serbe në kufirin Kroaci-Serbi, e cila që nga dje, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke ua marrë pasaportat e tyre! Ky është një provokim i pakuptimtë dhe një sulm kundër popullit të Kosovës! @JosepBorrellF”, ka shkruar Hoxhaj derisa ka shpërndarë dy fotografi dhe në shkrim ka etiketuar Josep Borrell.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark