Insajderi
Lajme

Bllokimi i rrugës Pejë-Rugovë, Prokuroria po kqyrë nëse institucionet që duhet ta mirëmbajnë a kanë bërë vepër penale

Insajderi
03 April 2025 - 08:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bllokimi i rrugës Pejë-Rugovë, Prokuroria po kqyrë nëse institucionet që duhet ta mirëmbajnë a kanë bërë vepër penale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës Lumturije Vuçetaj, pas situatës se krijuar në aksin rrugorë Pejë Rugovë, bllokimin e rrugës nga rënia e gurëve duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe dëmtimin e veturave, të gjitha këto të pasqyruara nga raportimet në media përmes fotografive dhe video –incizimeve, ka hapur rast për të verifikuar se a ka elementet dhe përgjegjësi të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga institucionet përkatëse për mirëmbajtjen e kësaj rruge regjionale shkruan Insajderi.

Situata e krijuar nga rreziku që paraqitet për jetën e qytetarëve dhe dëmet e shkaktuara deri me tani, do të ndërmirren veprime ligjore për t’i verifikuar dhe sqaruar të gjitha përgjegjësit penale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark