×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bllokohen në Kukës prodhimet shqiptare, të destinuara për Kosovë e Serbi

    Insajderi
    16 June 2023 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dhjetëra kamionë të ngarkuar me prodhime shqiptare janë bllokuar prej dy ditësh në pikën kufitare të Morinës në Kukësit.

    Shkak është bërë vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të ndaluar çdo automjet të transportit të mallrave me targa serbe për të hyrë në territorin e vendit, por kjo ka dhënë efekte negative edhe për prodhimet shqiptare.

    Drejtuesit e kamionëve thonë se ndalimi ka ardhur pa paralajmërim, pavarësisht se malli është shqiptar dhe destinacion ka Kosovën dhe Serbinë, raporton TV Klan.

    Ata bëjnë thirrje që tregtia të mos bëhet viktimë e politikës. Radhë të gjata kamionësh janë shënuar prej 2 ditësh edhe në pikat e tjera doganore të Kosovës, sidomos ato me Serbinë në veri të vendit./EO

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark