Insajderi
Biznes

Bloomberg: Facebook-u ka paguar kontraktues për të transkriptuar mesazhet

Insajderi
14 August 2019 - 11:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Facebook ka paguar kontraktues të jashtëm për të transkriptuar mesazhet me zë të përdoruesve në shërbimeve të tij, njoftoi të martën Bloomberg, duke cituar burime të afërta me këtë çështje.

Facebook ka konfirmuar se po transkriptonte mesazhet me zë të përdoruesve, por ka thënë se nuk po e bënte më këtë, raportoi Bloomberg.

Facebook nuk është përgjigjur në kërkesën e agjencisë Reuters, për të komentuar këtë raport.

Kontraktuesit e jashtëm kanë kontrolluar nëse inteligjenca artificiale e Facebook-ut po interpretonte saktë mesazhet.

Kompania e mediave sociale është përballur me kritika të gjera nga ligjvënësit dhe rregullatorët mbi praktikat e saj të privatësisë së përdoruesve.

Javën e kaluar, një gjykatë federale e apelit refuzoi përpjekjen e Facebook për të hedhur poshtë një padi, sipas së cilës, kompania mblodhi në mënyrë të paligjshme, dhe ruajti të dhëna biometrike për miliona përdorues, pa pëlqimin e tyre.

Në fillim të këtij muaji, kompanitë Apple dhe Google pezulluan rishikimin e regjistrimeve me zë nga përdoruesit, pasi shqetësimet për privatësinë e të dhënave janë në rritje


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark