Fotoja e fundit publike e Tupac Shakur ishte në makinën BMW 750iL të vitit 1996 pak momente para se të vritej në Las Vegas në një sulm me armë.
Ajo BMW, njëra nga makinat më të famshme në historinë e krimit, tani është në ankand.
Pavarësisht se makina është 20 vjet e vjetër, dhe ka kaluar nëpër pronarë të ndryshëm që atëherë, ajo ka vetëm 90 mijë kilometra të kaluara, shkruan TMZ.
Sipas asaj që raportohet në mediet amerikane, makina e tipi BMW në të cilën u qëllua Tupac, do të ketë çmimin fillestar prej 1 milion e gjysmë dollarësh. /Insajderi.com