Ndërsa u shfaqën fotografitë e M3-shit gjatë testimit në pistën e njohur të Nurburgringut, shumë tifozë janë zhgënjyer se modeli i ri i prodhuesit gjerman do të vijë vetëm me marshin automatik.
Megjithatë, sipas burimit anonim të BMW Blog nga Munihu, udhëheqësit e gjigantit bavarez vazhdojnë të marrin në konsideratë marshin manual për këtë M3.
Nëse kjo ndodh, do të thotë se BMW M3 do të jetë një nga më të rrallë të segmentit Sedan sport, e cila vazhdon të ofrojë marsh në krahasim me Alfa Romeo Giulia QUADRIFOGLIO, Audi S5 dhe të tjerët, transmeton ksp.
M3 i ri pritet të vijë me motor 3.0-litër Twin-Turbo me dy cilindra dhe rreth 500 kuajfuqi.
Adhuruesit e serisë 3 të BMW-së deri te ardhja e M3-shit, duhet të kënaqen me versionin standard, një model i prezantuar muajin e kaluar në Paris, në dispozicion në versionet 320i, 330i dhe M340 me motorët benzinë, dhe 318d, 320d / 320d Xdrive dhe 330d me motorë dizelë. Më e fuqishme prej tyre është M340i, e cila zhvillon 401 kuajfuqi dhe përshpejton nga 0-100 km/h për 4.2 sekonda.
BMW M3 i ri pritet të debutojë në vitin 2019, më shumë gjasa në panairin e veturave në Gjenevë, i cili do të mbahet në muajin mars.