×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    BMW në konkurencë me vetën, M2 CS rival i fuqishëm për M4

    Insajderi
    26 May 2019 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rrezik të madh do ishtë M4 Competition, sikur M2 i ri të mos arrijë në kaq pak njësi.

    Sapo është shpërndarë lajmi, se do të hyjë në prodhim M2 CS që do t’i ketë 450 kuaj fuqi dhe reporterët që merren me veturat e reja, e kanë parë teksa testohej, transmeton Telegrafi. Kjo makinë e afërt për pista, është parë duke u testuar në Nurburgring të Gjermanisë, me shtresa të mëdha kamuflazhi.

    Megjithatë, i shihet grilli dhe dritat, si dhe pjesët metalike nga fibrat e karbonit që i kishin shumica e përfundimeve, kapakët e pasqyrave dhe tërë tavani. Kësaj here, kamuflazhi është shumë më i dobët, që nënkupton se BMW M2 i ri është afër hyrjes në prodhim.

    Fakti ky model ka marrë shumë pjesë nga M4, tregon se BMW nuk brengoset nëse i kanibalizon veturat, apo krijon konkurencë me vetën. Modeli M2 CS ka nënë kapak 450 kuaj fuqi, si dhe shumë përparësi aerodinamike, me të cilat mund ta rrëzojë nga pozita M4 Competition.

    Raportohet se BMW M2 CS, arrin në 2,200 njësi, teksa do të prezantohet në shtatorit e vitit që vjen në Frankfurt Motor Show.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark