×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    BMW do të paguajë 478 milionë dollarë për dëmtimin e makinave nga uji

    Insajderi
    08 February 2017 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prodhuesi gjerman i makinave BMW AG, ka rënë dakord që të paguaj rreth 478 milionë dollarë, pas një padie të 318 mijë pronarëve të makinave luksoze që mund të kenë pësuar dëme nga uji.

    Të gjithë pronarët e makinave janë nga SHBA të cilët kanë paditur BMW në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Nju Jork javën e kaluar, raporton autonews.

    Nga kjo padi BMW do të detyrohet të mbuloj pronarët e makinave të cilët kanë blerë modelet e serisë 5, gjatë viteve 2004-2010, dhe do të lejojë që pronarët të marrin në një rimbursim  deri në 1.500 dollarë për riparime të mëparshme. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark