×
  • Sport
  • Sport

    Boateng zbulon: Isha i detyruar të gënjeja duke thënë se Messi është më i miri

    Insajderi
    03 October 2023 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kevin-Prince Boateng ka deklaruar se është detyruar të gënjejë duke thënë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë në kohën kur ishte tek Barcelona. Ne një intervistë të dhënë për podcasting “VIBE” të Rio Ferdinand, ish-mesfushori i Barcelonës dhe Milanit është shprehur se ka tjetër mendim sa i përket lojtarit më të mire.

    “Ajo ka qenë një nga gënjeshtrat më të mëdha të jetës sime. Mbaj mend ditën kur mbërrita në Barcelonë, ishte gjëja e parë që më pyetën. Më duhej të gënjeja dhe u përgjigja: Lionel Messi. Unë gjithmnë them të vërtetën, por ishte mënyra e vetme që unë të vishja fanellën e Barçës. Kur kam qenë i vogël gjithmonë kam mbështetur Real Madridin, e dua Cristiano Ronaldon, mendoj se është lojtari më i mirë në botë”.

    I was 'forced' to pick Messi over Ronaldo in order to play for Barcelona – Prince  Boateng - MyJoyOnline.com

    Kevin-Prince Boateng ka luajtur për Barcelonën në periudhën janar-qershor të vitit 2019 duke u aktivizuar në vetëm tre ndeshje. /ss/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark