×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bojkoti zgjedhor në veri, ministri Krasniqi: Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin e politikës së serbëve

    Insajderi
    21 April 2024 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi vizitoi qendrën e votimit në fshatin Soqanicë të Leposaviqit.

    Në konferencën për media nga fshati Soçanicë e Leposaviqit, Krasniqi ka thënë se Lista Serbe, e cila ka bërë thirrje për bojkotim të procesit zgjedhor të së dielës për shkarkimin ose jo të kryetarëve të komunave veriore, i shohin institucionet vetëm për vete dhe jo për qytetarët.

    “Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë. Ata i shohin institucionet vetëm për vete dhe jo për qytetarët. Ata vazhdojnë t’i kenë ulëse të rezervuara për komunitetin serb në Kuvend dhe mos t’i përfaqësojnë interes të qytetarëve, mirëpo t’i marrin pagat e Kuvendit”, ka thënë ai.

    Derisa u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj zone që të marrin pjesë në votim, Krasniqi ka njoftuar se procesi deri tani po shkon në rregull.

    “Unë sot fillova t’i vizitoj disa prej hapësirave ku po organizohet votimi i pyetjes se a do të duhet të largohet kryetari i komunës nga funksioni ose jo, një proces i filluar vitin e kaluar në gusht kur filluam si ministri që të hapim mundësinë që qytetarët të deklarohen rreth pakënaqësisë së tyre për kryetarët në funksion. Udhëzimi administrativ e ka hapur mundësinë që përmes peticionit të parashtrohet me 20 për qind të votuesve të një qyteti ku ata e kanë iniciuar këtë peticion. Sot është hapur gjithçka në rregull dhe po shohim si po shkon procesi. Qeveria e Kosovës e ka pasur detyrën dhe mandatin që të mundësojë që qytetarët që dëshirojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre ta bëjnë me të drejtën që u garantohet përmes Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Detyrë e jona ka qenë ta bëjmë këtë mundësi që qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre. Detyrë e shtetit ka qenë edhe organizimi i procesit, pjesa tjetër i mbetet qytetarëve”, është shprehur ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark