×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “BOLL MA”, Federata Evropiane e Gazetarëve i reagon ashpër Dimal Bashës pas tentimit për disiplinim të mediave

    Insajderi
    05 May 2024 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez, i ka thënë në shqip “BOLL MA” deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, pas tentimit të këtij të fundit për disiplinim të Radio Televizionit të Kosovës dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

    “Zoti. Basha, ju kërkoj të ndaloni së intimiduarit dhe përpjekjet për të diskredituar gazetarët dhe organizatën e gazetarëve. Mjaft është mjaaft. Apo duhet të flas në gjuhën tuaj: BOLL MA. Kjo është e papranueshme në vendet demokratike”, ka thënë në një shkrim të tijin në ‘Facebook’ Gutierrez.

    Ai ka thënë se kjo sjellje po dëmton reputacionin e Kosovës në kohën kur shteti po synon të anëtarësohet në Ksëhillin e Evropës.

    Sekretari i EFJ-së i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që anëtarët e partisë së tij të ndalin sulmet ndaj gazetarëve dhe shoqërisë civile.

    “Kjo qasje e njollosjes së të gjithëve që nuk ju pëlqen është e padenjë për një demokrat të vërtetë. Shpresoja se lajmi i keq i së premtes për nivelin alarmues negativ të lirisë së medias në Kosovë do ta bënte Vetëvendosjen dhe anëtarët e saj të reflektonin për përgjegjësinë e tyre. Isha gabim”, përfundon ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark