×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bombardohen kolonat e civilëve përgjatë rrugës për evakuim, në mesin e të vdekurve fëmijë

    Insajderi
    14 October 2023 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    BBC ka konfirmuar sulmin që ka ndodhur ndaj një autokolone palestineze të cilët po largoheshin nga veriu drejt jugut të Gazës.

    Sipas BBC-së, sulmi ka ndodhur në rrugën Salah-al-Din; një nga dy rrugët e evakuimit.

    Rruga ishte plot trafik gjatë gjithë ditës dje pasi banorët e Gazës me bazë në veri iu përmbajtën paralajmërimeve izraelite për të liruar zonën, transmeton Klankosova.tv.

    Të paktën 12 trupa të pajetë janë të dukshëm në pamjet, kryesisht gra dhe fëmijë – disa prej të cilëve duken të jenë të moshës dy deri në pesë vjeç.

    Shumica shihen të shtrirë në pjesën e pasme të kamionit – të tjerët janë të shpërndarë nëpër rrugë.

    Ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se 70 persona u vranë në vendngjarje dhe fajëson Izraelin për sulmin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark