Insajderi
Botë

Bombardohet fabrika e çelikut në Mariupol, 12 të vrarë – mes tyre dy gra

Insajderi
03 May 2022 - 18:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bombardohet fabrika e çelikut në Mariupol, 12 të vrarë – mes tyre dy gra
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy gra janë vrarë dhe rreth 10 persona janë plagosur ndërsa forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, sipas gazetës ukrainase Ukrayinska Pravda.

Komandanti ukrainas Svyatoslav Palamar i tha gazetës se trupat e dy grave ishin nxjerrë nga rrënojat ndërsa sulmet ajrore të Kremlinit mbi uzinë vazhdojnë.

Pamjet e publikuara Reuters tregojnë trupat e pajetë të shtrirë për tokë pas sulmeve.

Z. Palamar tha për Ukrayinska Pravda:

“Në këtë moment, një sulm masiv në uzinën Azovstal është duke u zhvilluar, i mbështetur nga automjete të blinduara dhe tanke, me përpjekje për të zbritur duke përdorur varka dhe një numër të madh këmbësorie. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të zmbrapsur këtë sulm, por ne po bëjmë thirrje për veprim të menjëhershëm për evakuimin e civilëve.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark