×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Bora dhe Donaldi nisin përgaditjet për dasmë?

    Insajderi
    07 August 2024 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donaldi dhe Bora këtë vit po përgatiten të kurorëzojnë dashurinë në një ceremoni martesore. Mirëpo ndonëse dyshja nuk kanë zbuluar ende asnjë detaj se kur dhe si do të organizohet gëzimi familjar, me ose pa dashur mikesha e tyre Semi ka zbuluar se ceremonia është afër.

    Në një postim të fundit të tyre, Semi komenton emojit “nuse dhe dhëndër” dhe shumë kanë nënkuptuar se dasma është afër dhe çifti mund të ketë nisur përgatitjet.

    Kujtojmë se Donald i propozoi publikisht Borës në një nga premierat e filmit ku ata janë protagonistë, “5 herë Jo”. Tashmë duket se dyshja po bëjnë hapin e radhës dhe nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim prej tyre më shumë detaje nga ceremonia e dasmës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark