×
  • Lajme
  • Lajme

    Bora e madhe në Brezovicë, policia ka një njoftim të rëndësishëm

    Insajderi
    16 December 2023 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reshje të dendura bore kanë mbuluar zonën malore në Brezovicë.

    Si pasojë e kësaj është mbyllur edhe rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve dhe në ora 10:15 është mbyllur tërësisht për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, deri në pastrimin e rrugës nga kompania për pastrimin e rrugëve. Policia e stacionit të Shtërpcës dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit është në Brezovicë dhe po orienton komunikacionin. Nga zyrtarët e Qendrës së Skijimit jemi njoftuar gjithashtu se sot, nuk ka kushte për skijim“, tha ai për Insjaderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark