×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi i OShP-së, pjesë e pazareve me Listën Serbe për postin e presidentit

    Insajderi
    05 March 2016 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mirko Simoviq dhe Stojan Stanojkoviq, anëtarë të Listës Serbë, janë dy nga gjashtë të propozuarit e Qeverisë së Kosovës për tu bërë anëtarë të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

    Propozimi i tyre vije vetëm pak kohë pasi ish-zëvendëskryeministri Hashim Thaçi kishte takuar krerët e Listës Serbe për t’ia kërkuar votën për t’u bërë president i vendit.

    Derisa misioni i Thaçit për t’u bërë president u krye me sukses, dhe kjo edhe me ndihmën e Listës Serbe të cilët ia mundësuan kuorumin, pritet që borxhi ndaj Listës Serbe të shlyhet përmes emërimit të së paku njërit nga të propozuarit në këtë bord.

    Vetë Qeveria e Kosovës nuk ka mohuar se emërimi i tyre në këtë bord të jetë bërë si pasojë e pazareve politike.

    Në ditën kur Qeveria propozoi emrat për këtë bord, Arban Abrashi, zëdhënës i Qeverisë, nuk hezitoi të tregojë se kush janë ata.

    Por i pyetur nëse propozimi i Simoviq​ dhe Stanojkoviq të jetë bërë si pasojë e marrëveshjes politike të arritur në mes Thaçit e Listës Serbe, Abrashi nuk ka dashur të komentojë.

    OShP, që ndryshe njihet edhe si “gjykatë e tenderëve” nuk ka mundur të kryejë funksionin e saj për kohë të gjatë për shkak të mungesës së anëtarëve në bordin drejtues.

    Për këtë arsye, rreth 60 ankesa të operatorëve ekonomik vazhdojnë të presin për t’u shqyrtuar.

    Aktualisht, OSHP-ja nuk mund të marrë vendime të bazuara në ligj. Ka vetëm dy anëtar – Tefik Sylejmanin dhe Ekrem Salihu.

    OSHP-ja ka qenë jofunksionale edhe vitin e kaluar një kohë të gjatë. Ditë më parë nga ky organ u largua Hysni Hoxha i akuzuar për dy raste të korrupsionit.

    Anëtarë të tjerë të propozuar nga qeveria janë: Agim Shala, Vjollca Shala-Kurtishaj, Nuhi Pacarizi dhe Blerim Dina,/Insajderi

    thaci-1

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark