Borell deklarohet për takimin e nesërm me Kurtin e Vuçiqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Borell deklarohet për takimin e nesërm me Kurtin e Vuçiqin

    Insajderi
    20 November 2022 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se ka ftuar për takim urgjent kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Borrell thotë se duhet patjetër de-përshkallëzim të situatës dhe kthimi në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve.

    “Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.

    Mëngjesin e nesërm Kurti dhe Vuçiq do të jenë në Bruksel ku tema kryesore do të jenë targat.

    Nuk dihet formati i takimeve, poqë të dielën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar marrëveshje për targat.

    Faza e dytë e vendimit të shkallëzuar të Qeverisë që është gjobitja ka pasur të nis më 21 nëntor, por vendimi është shtyrë për një ditë – duke i dhënë mundësi zhvillimeve në Bruksel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark