×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Borell: Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE

    Insajderi
    13 November 2023 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell pas takimit mes BE-së dhe ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor shpreh se vendi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

    Borrell në “X”, ka shkruar se BE dëshiron të avancojë integrimin e rajonit në vendimmarrjen e tyre.

    “Kryesimi i takimit ministror BE dhe Ballkani Perëndimor këtë mbrëmje me 6 ministrat e rajonit. Ne duam të avancojmë integrimin e rajonit në vendimmarrjen tonë, duke përfshirë politikën e jashtme dhe të sigurisë – tashmë përpara anëtarësimit. Vendi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark