×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Borrell: Një Putin më i dobët është një rrezik më i madh

    Insajderi
    29 June 2023 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se sa ‘më i dobët’ të jetë presidenti rus, Vlladimir Putin, aq më shumë do të përbënte një “rrezik më të madh”. Borrell i bëri këto komente pasi rebelimit të grupit mercenar rus Wagner që shkaktoi krizën më të madhe politike në dekada në Rusi, vendin e armatosur bërthamor.

    “Një Putin më i dobët është një rrezik më i madh. Kështu që ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm për pasojat”, tha Josep Borrell.

    “Deri tani ne e shikonim Rusinë si një kërcënim, sepse ishte shumë fuqi dhe fuqia është përdorur në Ukrainë. Tani ne duhet ta shikojmë Rusinë si një rrezik për shkak të paqëndrueshmërisë së brendshme”, u tha Borrell gazetarëve.REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark