×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Borrell tregon se çfarë ndodh me Asociacionin

    Insajderi
    27 February 2023 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, u nda i kënaqur nga takimet pesë orëshe të Niveli të Lartë, ku në konferencë për media u shpreh se palët kanë pranuar në plotëni plan-propozimin evropian, shkruan Insajderi.

    Megjithatë, mbetet të zhvillohen diskutimet të mëtejme rreth modaliteteve specifike për zbatimin e marrëveshje paraprake në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit, tregoi Borrell, e ku më e theksuashmja është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

    “Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjeve, edhe të atyre të kaluara që s’janë zbatuar, dhe palët kanë shprehur gatishmërinë që me këtë marrëveshje do të vazhdojnë shpejtë në zbatimin e saj”, tha ai.

    “Por, negociata të mëtejme nevojiten, për të përcaktuar modalitetin e zbatimit të dispozitave. Do të thotë që diplomacia fluture do të vazhdojë dhe do të thirrim takim mes dy liderëve në mars, me qëllimin për të finalizuar diskutimet mbi aneksin e zbatimit”.

    Ky aneks zbatimi është pjesë integrale e marrëveshjes dhe duhet që ende të finalizohet, shpjegoi ndërmjetësi spanjoll Borrell.

    “Dua të them se BE ua ka rikujtuar palëve obligimet e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara që mbesin valide dhe të detyrueshme. Ndërkaq deri në mes të marsit, Lajcak do të duhet të shkojë sërish në Kosovë dhe Serbi dhe të përgatisë takimin e radhës të Niveli të Lartë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark