×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Borrelli thotë se ka një lajm të mirë për dialogun Kosovë-Serbi

    Insajderi
    13 December 2023 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pak para nisjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel tha se ka një lajm të mirë sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ditët e fundit kemi pasur lajm të mirë, të dyja palët po lëvizin – ngadalë, por po lëvizin. Dhe duhet t’i shtyjmë të shkojnë kësaj rruge sepse është e vetmja për ta për të pasur perspektivë të qartë evropiane”, tha ai për gazetarët.

    Borrell tha se kur të jetë e nevojshme do të takohen me të dy palët.

    Përfaqësuesi Special i [BE-së] [Miroslav Lajçak] po udhëton nga njëra anë në tjetrën. Kur të vijë momenti, do të bëjmë sa më shumë takime të nivelit të lartë që të jetë e nevojshme”, u shpreh Borrell.

    Tutje, Borrelli tha se po jetojmë në një mjedis të vështirë, sfidues dhe të rrezikshëm dhe kjo, sipas tij, ndikon në Bashkimin Evropian dhe në Ballkanin Perëndimor.

    “Prandaj mendoj se duhet të punojmë në dy drejtime. Së pari, padyshim, zgjerimi i [BE-së] – duhet të përshpejtohet. Në fund, ajo është garancia jonë më e rëndësishme e sigurisë dhe mënyra jonë më e rëndësishme për t’u bërë partnerë. Dhe së dyti, nga pikëpamja e politikës së jashtme, të mbështesim ata që janë më të lidhur me politikën tonë të jashtme dhe të sigurisë. Po them Politika e Jashtme dhe e Sigurisë sepse sa më shumë të përafrohen me politikën tonë të jashtme, aq më të mëdha janë sfidat e sigurisë me të cilat përballen, si sulmet kibernetike. Dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të rrisim qëndrueshmërinë e tyre”, u shpreh Borrelli.

    Sipas tij një nga rezultatet e këtij Samiti do të jetë njoftimi se do të ofrohen pothuajse 2 milionë euro shtesë për të forcuar qëndrueshmërinë e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark