×
  • Sport
  • Sport

    Borussia Dortmund e mposht PSG’në, pret finalistin tjetër në ‘Wembley’

    Insajderi
    07 May 2024 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Borussia Dortmundi është finalisti i parë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

    Skuadra e drejtuar nga Edin Terzic eliminoi sonte Paris Saint-Germainin në gjysmëfinale.

    Skuadra nga Dortmundi triumfoi me rezultat minimal 0:1 edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, për të kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 0:2.

    Përballja e dytë gjysmëfinale u luajt në “Parc des Princes”.

    Golin e vetëm dhe të fitores për “Verdhezinjtë” e realizoi Matts Hummels, në minutën e 50-të.

    Parisienët kishin rastet e tyre edhe sonte, duke e goditur edhe shtyllën në disa raste, por që sërish golin nuk e gjetën.

    Borussia Dortmundi në finalen e madhe do të presë fituesin nga ndeshja e nesërme, mes Real Madridit dhe Bayern Munichit, e cila do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

    Në këtë ndeshje gjithçka është e hapur pasi ndeshja e parë është mbyllur baras 2:2.

    Finalja e Ligës së Kampionëve këtë sezon do të mbahet në ‘Wembley Stadium’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark