×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Bosi i Amazon është hakuar nga Arabia Saudite

    Insajderi
    31 March 2019 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një hetues i bosit të Amazon Jeff Bezos thotë se Arabia Saudite ka hakuar telefonin e Bezos dhe aksesuar të dhënat e tij.

    Gavin de Becker u punësua nga Bezos për të gjetur sesi mesazhet e tij private kanë përfunduar në duar të tabloidit National Enquirer.

    Ai arriti në përfundimin se Arabia Saudite fshihej pas këtij hakimi dhe arsyeja ishte e thjeshtë: gazeta e Bezos, Washington Post kishte mbuluar në detaje vrasjen e gazetarit Saudit Xhamal Kashogi në konsullatën Saudite në Stamboll.

    Arabia Saudite ende nuk ka komentuar raportimet. Washington Post kontrollohet nga një kompani e Jeff Bezos që prej 2013-ës kur e bleu nga familja Graham për 250 milionë dollarë.

    De Becker tha se kishte dërguar gjetjet e tij pranë zyrtarëve Amerikanë. Lajmi vjen në një kohë kur Bezos paditi kompaninë pas National Enquirer për shantazh dhe tha se ishte kërcënuar për publikimin e fotove intime nëse Bezo snuk tërhiqej nga akuzat se tabloditi ishte politikisht i motivuar.

    National Enquirer ka publikuar disa shkrime në Janar duke folur për një aferë të bosit të Amazon ku përfshiheshin foto dhe mesazhe me tekst.

    Princi Saudit i kurorës e konsideron Washington Post një armik të rrezikshëm. Ndërsa qeveria Amerikane mendon se vrasja e Kashogi nuk do të ishte kryer pa aprovimin e Mohamed Bin Salman.

    Në Shkurt Ministri Saudit për Punët e Jashtme ishte shprehur që Arabia Saudite nuk ka të bëjë me raportimet e National Enquirer për rastin Bezos.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark