Insajderi
Lajme

Arrestohen në Bosnjë tre ish-policë serbë lidhur me akuza për krime lufte

Insajderi
16 February 2016 - 08:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-polici serb në Bosnjë Hercegovinë, Darko Mërgja, i dënuar për krime të luftës të kryera gjatë luftës në periudhën 1992-95, është arrestuar lidhur me akuza të reja.

Policia në Bosnjë Hercegovinë ka njoftuar dje se i akuzuari Mërgja, së bashku me dy pjesëtarë të njësisë së tij policore, Radenko Martinoviq dhe Millan Gavrilloviq, janë arrestuar dje.

Prokurorët i akuzojnë këta tre persona për vrasje të së paku 10 vetëve, të gjithë joserbë, që ishin dërguar në kampe arresti në qytetin veriperëndimor, Prijedor, në vitin 1992.

Në vitin 2004, Darko Mërgja ishte dënuar me 17 vjet burg nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për ish-Jugosllavinë, pasi e kishte pranuar fajësinë për pjesëmarrje në ekzekutimet masive të afro 200 civilëve myslimanë dhe kroatë, trupat e pajetë të të cilëve ishin hedhur në humnerë.

I akuzuari Darko Mërgja, 48 vjeçar, ishte liruar në vitin 2013, pasi i kishte vuajtur më tepër se dy të tretat e dënimit me burg dhe ishte kthyer në Bosnjë Hercegovinë./REL


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark