×
  • Sport
  • Sport

    Botërori mund të luhet përsëri në dimër!

    Insajderi
    31 October 2023 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Botërori mund të zhvillohet sërish në dimër. Pas Botërorit të fundit që u zhvillua vjet në Katar në muajt nëntor-dhjetor, gjasat janë që ky ritual të përsëritet edhe në vitin 2034. Tabloidi anglez “the sun” ka raportuar sot se Arabia Saudite do të presë Kupën e Botës në vitin 2034 pasi Australia u tërhoq nga konkurrimi.

    Afati i fundit për të paraqitur ofertat për të organizuar turneun pas një dekade është sot. ARABIA SAUDI me shumë mundësi do të jetë pritëse e Kupës së Botës në vitin 2034.

    Kjo pasi ofertuesit rivalë, Australia, u tërhoqën nga gara në ditën e fundit, duke e lënë pa konkurrent arabët e Lindjes së Mesme.  Arabia Saudite a ka dërguar ofertën e saj për të pritur Kupën e Botës 2034 që në shtator. Princi i kurorës Mohamed bin Salman po kërkon të transformojë vendin e tij në një projekt të quajtur Vision 2030. Dhe kjo përfshin ndërtimin e një mega-qyteti të ri prej 1 TRILION £, i cili mund të përfundojë duke pritur Kupën e Botës.

    “SunSport” zbuloi ekskluzivisht këtë muaj se Arabia Saudite, një vend i rreptë mysliman, madje është gati të pezullojë ndalimin e alkoolit për të tërhequr tifozë futbolli nga e gjithë bota.

    Por shqetësimet nisën me përfshirjen e Australisë si kandidate për të pritur Botërorin e vitit 2034. Madje pati edhe zëra se mund të kishte edhe një bashkim të katër shteteve, Australi, Indonezi, Singapor dhe Malajzi në organizimin e këtij evenimenti.

    Por lajmin e mirë për arabët e ka dhënë së fundmi vetë Federata Australiane e Futbollit, që ka njoftuar se janë jashtë garës për të pritur Kupën e Botës në vitin 2034, duke i hapur rrugën ofertuesve të vetëm, Arabisë Saudite për të fituar. Pra ky mund të jetë një organizim “aforfe” për sauditët për Botërorin e 2034-ës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark