Shtëpia botuese “Littera” ka njoftuar se është botuar libri më i ri i kritikut letrar kosovar, Mërgim Bekteshi.
Libri mban titullin “Kundrime letrare” dhe është një përmbledhje e shkrimeve letrare dhe recensioneve për vepra dhe autorë të ndryshëm shqiptarë.
Sipas njoftimit, libri i Bekteshit ka në spikamë veprat e shkrimtarëve shqiptarë, si Virion Graçi, Gëzim Aliu, Emin Z. Emini, Dije Demiri-Frangu, Ardian Haxhaj, Adil Olluri, Lutfi Lepaja, Majlinda Sinani-Lulaj, Pemza Peso, Imer Topanica, Veli Karahoda, Sadik Krasniqi, Shani Pnishi etj.
Siç thuhet në njoftimin e Sh. B. “Littera”, ky libër i Mërgim Bekteshit pritet të dalë nga nesër në libraritë e ndryshme në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës.