×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet libri “Lumtuni e vizatueme” i Xhevat Muqakut

    Insajderi
    26 October 2023 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Lumtuni e vizatueme” është libri më i ri me poezi i poetit Xhevat Muqaku botuar nga shtëpia botuese “Armagedoni”. Sipas redaktorit të librit, Adem Gashi, “Muqaku jo se ka krijuar tashmë një standard të formësimit poetik, por ka ardhur gjithnjë duke e lartësuar kuotën e vlerës estetike të poezisë së tij”.

    Libri “Lumtuni e vizatueme” strukturohet brenda tri njësive: “Në valët e Drinit”, “Rituali i zgjimit tim” dhe “Në valsin e trëndafilave”. “Përtej strukturimit formal ai ka vënë një poezi në hapje dhe një tjetër në përfundim të librit. Kjo e fundit edhe mund të lexohet si një uratë për brezin e tretë që po vjen.

    Shenjë dalluese e këtij libri poetik padyshim që është përdorimi i kategorisë gramatikore të ndajfoljes, përkatësisht të rrethanorit në strukturën sintaksore të frazës poetike. Kur e kur në titull poezie, kur e kur edhe në trupin e saj. Më është mbushur mendja se mëtimi i autorit qëndron në faktin se do ta krijojë bazamentin e fortë mbi të cilin zë vend motivi, shkëndija e parë ose bërthama e trandjes poetike. Pra, pa u lodhur për shpjegime shtesë, ai e shfaq tablonë e kohës, të vendit dhe të mënyrës së pikës së vlimit të magmës poetike. Një poezi me një këmbë në intelektualizëm, pa e lënë nën hije ndjenjën.

    Muqaku, përpara se nostalgjik i lagjes së mërgimtarëve, na vjen si model i qytetarisë evropiane. Prandaj edhe në rrjedhën lirike të poezisë së tij ndihen, njësoj të dashura, sa uturimat e valëve të Drinit, po aq edhe të Rajnës”, ka shkruar Adem Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark