×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet libri me tregime i Afrim Demirit

    Insajderi
    18 July 2023 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Doli nga shtypi përmbledhja me tregime “17 figura” e krijuesit Afrim Demiri. Kjo vepër është botuar nga shtëpia botuese gjilanase “Beqir Musliu” dhe së shpejti do të jetë në libraritë e ndryshme në vendin tonë.

    Njoftimin për këtë botim e ka bërë vetë autori përmes faqes së tij në rrjetin social facebook.

    Njoftimi i plotë

    Personazhet e 40 tregimeve të mia, të përmbledhura në librin “Figura e 17-të”, u kthyen në shtëpi, për të marrë udhë prej sot e tutje drejtë juve lexues të nderuar.

    Mund t’iu duken të trishtë, absurd, filozofik apo vrastar, të humbur në botën arkaike apo mbledhës të kujtimeve fëmijërore, andaj keni kujdes me ta, trajtoni si veten. I falënderoj të gjithë ata që kanë ndikue që ky libër të formësohet! Prej sot të gjitha fjalët vlerësuese ju takojnë juve!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark