×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet libri me tregime i krijuesit të ri Andrin Kabashi

    Insajderi
    06 June 2023 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përmbledhja me tregime “Qyteti pa lumë” i krijuesit të ri dhe të talentuar, Andrin Kabashi, është botuar këto ditë dhe lexuesit mund ta gjejnë atë në Panairin e Librit “Prishtina 2023”.

    Ky libër është botuar nga shtëpia botuese “Onufri” nga Tirana.

    Fitues i “Fondit për mbështetjen letrare të të rinjve” nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, libri “Qyteti pa lumë” me autor Andrin Kabashin tashmë është në çdo librari nga “Onufri”.

    Libri u vlerësua për mesazhet nënkuptimore të përcjella nëpërmjet një stili ekzistencial dhe proze të konsoliduar, që evidentojnë problemet thelbësore të brezit të mileniumit të ri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark