×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet libri studimor i Arian Lekës

    Insajderi
    22 June 2023 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga sot, në duart e lexuesit (edhe të vetë autorit, madje) do të jetë në qarkullim libri studimor i Arian Lekës “KONSENSUS dhe POLEMIKË – për emrat dhe mitet e letërsisë shqiptare”.

    Vepra botohet nga AKADEMIA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE (Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë). Falënderime ndaj redaktorëve shkencorë, Prof. as.dr. Evalda Paci dhe Prof. univ. dr. Ardian Kycyku, redaktores letrare, Ma. Engjëllushe Karaj që, me sugjerimet e tyre të çmuara, ndihmuan botimin të marrë formën që ka. Mirënjohje ndaj mbështetjes së kolegëve që, gjatë punës kërkimore, i dhanë vlerë punës në grup, mes tyre veçanërisht studiueses Merita Sauku-Bruci, përfshi këtu edhe mirënjohjen ndaj studiuesve shqiptarë e të huaj, përmendur në referenca e në bibliografi.

    PASQYRA E LËNDËS

    Parathënie

    Pjesa e parë: MITOLOGJI

    1. FIGURA TË MITOLOGJISË NË EPIKËN SHQIPTARE –

    propozim për një rrugë alternative të mbërritjes së tyre në Epos

    I. Personazhe të miteve homerike në epikën dhe përrallën shqiptare

    II. Kohë, Hapësirë dhe Rrugë shtegtimi për mitet

    III. Teatri antik – placentë për mitet dhe një përkim me mitin e Medeas në Veriun shqiptar..

    Bibliografi

    Summary: Mythological characters and a proposal for their arrival in the Albanian folk epics

    2. MITOLOGJI E KRISHTERË NË KRIJIMTARINË E GJERGJ FISHTËS

    Bibliografi

    Summary: The Christian Mythology in the Literary Works of Gj. Fishta

    Pjesa e dytë: KLASIKË

    3. PËRRALLËZAT “E SANTORIT” – përkthim / krijimtari / përshtatje – motive dhe burime

    Bibliografi

    Summary: Francesco A. Santori’s fables – translation / creative literary work / or an adaptation: motives and sources

    4. NË PRAG TË MYSTERIUM MAGNUM të Hamid Gjylbegajt

    Bibliografi

    Summary: On the Verge of the Mysterium Magnum of Hamid Gjylbegaj

    5. ETËHEM HAXHIADEMI, VËZHGUAR PËRMES PARATHANËJEVE TË TIJ

    Bibliografi

    Summary: Etëhem Haxhiademi, observed through his Prefaces

    Pjesa e tretë: REALIZËM SOCIALIST

    6. REALIZMI SOCIALIST

    I. Realizmi socialist – Përballë shkollave të tjera letrare me bazë Realizmin

    II. Realizmi: një formë ligjërimore vs. një ligjërim formash

    III. Thelbi ontologjik i realitetit dhe realizmi në letërsinë shqiptare deri në fund të viteve ’40

    IV. Largimi nga realja dhe realizmi, si formë e largimit nga realiteti në letërsinë e re shqiptare

    V. Realizmi Socialist Ante Portas

    VI. Nga forma ligjërimore, drejt metodës krijuese të Realizmit Socialist

    VII. Mimesi socialist si përkufizimi i vetëm i realizmit

    Bibliografi

    Summary: Socialist Realism in front of the other literary movements based on Realism

    7. MIDIS DETYRËS DHE PËRGJEGJËSISË PËR NDRYSHIME ESTETIKE poezia shqiptare – nga viti 1945, drejt viteve ’70-të

    Bibliografi

    Summary: Among the Duty and Responsibilities for Aesthetic changes- Albanian poetry – from 1945s to the 1970s

    8. DOSJA 806 DHE PROCESVERBALI 6/VII/56 NË ARKIVIN E IGJL – lidhja e saj me Realizmin Socialist

    Bibliografi

    Summary: File 806 and the record No 6/VII/ ’56 in the I.L.L Archive and its connection with Socialist Realism

    9. PEIZAZHE TË LETËRSISË NË SOCIALIZËM

    I. Hyrje – Kutia e Zezë e F(l)uturizmit Socialist

    II. Shpejtësia – përmasë themelore e letërsinë socialiste dhe brezi i letrar i shpejtësisë

    III. Shpejtësia – arma metabolike e poezisë së Realizmit Socialist shqiptar

    Bibliograf

    Summary: Literature during Socialism

    Pjesa e katërt: BASHKËKOHËSI

    10. SAGA BALLKANIKE E LUAN STAROVËS –

    dalja prej klaustrofobisë së shumëfishtë

    I. Shpejtësia si fuqi transformuese

    II. Frikë dhe sakrifikim

    III: Kufi dhe kufizime

    IV. Etnografia e heshtjes

    V. Eksodi si proces udhëtimi

    VI. Biblioteka si destinacion heterotopik

    Bibliografi

    Summary: Luan Starova’s Balkan Saga – the Way out of multiple claustrophobia

    11. POEZIA – MINIATURË NË GJUHËN SHQIPE

    dhe Shkurtimat e Xhevahir Spahiut

    I. Poezia – miniaturë në gjuhën shqipe

    II. Hyrje në ‘Shkurtimat’ e Xhevahir Spahiut

    Bibliografi

    Summary: The miniature poetry in the Albanian language and “Abbreviations-Shkurtimat”, by Xhevahir Spahiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark