×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet libri studimor “Ulqini dhe Tivari ndërmjet krishtërimit dhe islamit”

    Insajderi
    15 September 2023 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtëpia botuese “Alsar” vjen me një botim të ri në fushën e studimeve historike nga autori Hajrudin S. Muja. Bëhet fjalë për një botim të dytë dhe të plotësuar e tepër voluminoz mbi Ulqinin dhe Tivarin.

    Ky libër studimor nga prof. Hajrudin S. Muja, vjen si rezultat i hulumtimit të materialeve të shumta historike, duke u përqëndruar në qytetet e shquara të Ulqinit dhe Tivarit. Përveç librarive personale apo periodikëve e revistave të ndryshme, autori ka patur mundësi të këshillohet edhe me literaturën e pasur që gjendet në Bibliotekën Universitare të Universitetit të Kolombias në SHBA.

    Punimi shqyrton diversitetin e marrëdhënieve shoqërore e politike në këto treva për disa shekuj, ku preket me detaje narrativa historike e udhëtarëve të huaj mbi Ulqinin dhe Tivarin; realiteti historiko-politik i këtij rajoni nën pushtetin venedikas; transforimimi politik e kulturor përgjatë sundimit Osman; hulumtimi i rolit të krishtërimit dhe islamit në jetën fetare të banorëve por edhe si formësuese të qytetërimit dhe identitetit të përbashket kulturor e kombëtar; sfidat institucionale dhe fetare përgjatë krijimit të shtetit të Malit të Zi; zbërthimi i disa miteve me karakter nacionalist në Ballkan mbi konvertimet masive në fenë muslimane dhe mbi historikun dhe rolin e komuniteteve muslimane në rajon.

    Vepra “Ulqini dhe Tivari Ndërmjet Krishtërimit dhe Islamit” është një vlerë e shtuar në bibliotekën e lexuesit kritik të historisë dhe të raporteve politike ndër shekuj, por edhe një narrativë ndryshe në raport me historinë zyrtare ballkanike mbi çështjet e sipërpërmendura.

    Librin mund ta gjeni në librarinë ‘Alsar’ tek Rruga e Bogdanëve, Tiranë, ose në librari të tjera të qytetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark