×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet romani i ri i Binak Kelmendit

    Insajderi
    25 May 2023 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Së shpejti do të botohet romani më i ri i shkrimtarit Binak Kelmendi, njëherit kryetar i PEN Qendrës së Kosovës. Romani do ta ketë titullin “Demë Dedë Boga” dhe do të botohet nga shtëpia botuese “Koha” në Prishtinë.

    Sipas njoftimit të shkrimtarit Kelmendi, romani i tij i ri do ta trajtojë periudhën e fillimkonvertimit nga feja katolike në atë myslimane pak para fillimi të shekullit 18-të në Bogë të Rugovës, por edhe ngjarje të tjera ndodhur më herët dhe më vonë në këtë katund e që ndërlidhen me Demë Dedë Bogën, që konsiderohet myslimani i parë aty.

    Shkrimtari Kelmendi, po ashtu, njofton se romani i tij “Demë Dedë Boga” në duar të lexuesit do të jetë në Panairin e Librit të Prishtinës që nga 6 qershori i këtij viti.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    01 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark