×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet vepra “Policia e kujtesës” e shkrimtares japoneze, Yoko Ogawa

    Insajderi
    06 July 2023 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtëpia botuese “Onufri” ka botuar së fundmi veprën “Policia e kujtesës” të shkrimtares së njohur japoneze, Yoko Ogawa.

    Vepra në fjalë është përkthyer në gjuhën shqipe nga Eni Myrtollari.

    “Policia e Kujtesës” është një distopi e bukur dhe përndjekëse për fuqinë e kujtesës dhe për traumën e humbjes, nga njëra prej shkrimtareve më të mëdha të Japonisë.

    Kapelë, fjongo, zog, trëndafil. Për njerëzit që jetojnë në këtë ishull pa emër, gjësendi i zhdukur nuk ka më kurrfarë kuptimi. Mund të digjet në kopsht, të hidhet në lumë apo t’i dorëzohet Policisë së Kujtesës. Shumë shpejt, ishulli do të harrojë se ai pat ekzistuar. Kushedi se çfarë do të zhduket mandej… Pjesa më e madhe e banorëve të ishullit nuk preken nga këto ndryshime, ndërsa ata pak që arrijnë të kujtojnë sendet e zhdukura jetojnë me frikë nga Policia e Kujtesës, e vendosur të mos lejojë asnjë gjurmë nga e shkuara.

    Ditën që një romanciere e re zbulon se redaktori i saj rrezikon të kapet nga Policia e Kujtesës, ajo dëshiron dëshpërimisht ta shpëtojë. Për të po bëhet gjithnjë e më e vështirë të fshehë kujtimet e veta. Të dy ata do të përpiqen të shpëtojnë të shkuarën, objektet dhe veten.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark