×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    BQE strategji fleksibile për politikën monetare

    Insajderi
    09 July 2021 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banka Qendrore Europiane zbuloi sot strategjinë e saj të re, me një objektiv më të qartë të inflacionit, duke lejuar një politikë monetare më fleksibël dhe një angazhim për të integruar shqetësimet e klimës në arbitrazhet e saj.

    Këto vendime janë rezultat i një rishikimi të gjerë, i pari që nga viti 2003, i vendosur në fund të vitit 2019 nga presidentja e BQE, Christine Lagarde.

    Konkretisht, objektivi i një niveli inflacioni “më i ulët, por afër 2%”, që shërben si pikë referimi për 18 vjet, zëvendësohet nga “një objektiv inflacioni prej 2% në afat të mesëm”.

    Kjo zgjedhje ofron më shumë fleksibilitet dhe eliminon idenë e nënkuptuar të një tavani përtej të cilit banka shtrëngon politikën e saj monetare për të vepruar me çmimet.

    Gjithashtu, banka do të marrë parasysh besueshmërinë mjedisore të kompanive, kur përcakton nëse një aktiv mund të konsiderohet si kolateral ose mund të blihet nga institucioni i Frankfurtit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark