×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    BQK: Diaspora dërgoi rreth 85 milionë euro vetëm në muajin janar të këtij viti

    Insajderi
    29 February 2024 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Publikohen statistikat financiare për institucionet tjera financiare (jobanka) dhe remitancat për muajin janar 2024.

    Sipas BQK-së në bazë ta vlerësimeve preliminare remitancat për muajin janar 2024 ishin mbi 80 milionë euro.

    “Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin janar 2024 ishin rreth 84.6 milion euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 63.3%, përmes bankave 19.4%, ndërsa kanalet tjera 17.3”

    Ndërkaq, remitancat deri në fund të dhjetorit 2023 kanë arritur vlerën mbi 1 milionë euro, ku ka paraqitur rritje vjetore prej 10%, po ashtu dhe asetet e kompanive të sigurimit ka përfaqësuar rritje për 6.8 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

    “Remitancat deri në fund të dhjetorit 2023 arritën vlerën rreth 1,343.4 milionë euro, e cila paraqet rritje vjetore prej 10%”

    “Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit janar 2024 arritën vlerën 312.2 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 6.8 milionë euro krahasuar me muajin paraprak”

    Ndërsa, asetet e fondeve pensionale në fund të muajit janar 2024 janë rritur për 41 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën rreth 2.75 miliardë euro.

    “Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit janar 2024 janë rritur për 41 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën rreth 2.75 miliardë euro”

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark