×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    BQK: Kosovarët rreth 50 për qind të shpenzimeve i përdoren gjatë udhëtimeve në Shqipëri

    Insajderi
    03 September 2023 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rreth 50 për qind e shpenzimeve të qytetarëve të Kosovës u përdoren gjatë udhëtimeve në Shqipëri, sipas Bankës Qendrore e Kosovës (BQK).

    Në raportin e Bilancit të Pagesave të BQK-së, njoftohet se përgjatë muajit qershor shpenzimet e udhëtimeve të kosovarëve jashtë vendit u rritën 18 për qind, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve jashtë vendit, gjatë muajin qershor kanë arritur vlerën e 58.9 milionë eurove që paraqet rritje prej 18 për qind, prej të cilave rreth 46 për qind janë shpenzimet në Shqipëri”, njofton BQK-ja.

    Sipas këtij raporti, 90 për qind të shpenzimeve të udhëtimit janë bërë nga diaspora.

    “Kategoria kryesore e shërbimeve janë shërbimet e udhëtimi. Vetëm gjatë muajit qershor në Kosovë shërbimet e udhëtimit kanë arritur vlerën 141.3 milionë euro, vitin e kaluar në këtë periudhë kanë qenë 132.3 milionë euro apo 7 për qind më të ulëta se këtë vit. Rreth 90 për qind e shpenzimeve të udhëtimit në Kosovë, përkatësisht 126.6 milionë euro janë shpenzimet e diasporës. Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, diaspora këtë vit ka shpenzuar rreth 15 për qind më shumë”, thekson raporti. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark