Fjalët që po qarkullonin deri tani për një ndarje mes çiftit Brad Pitt dhe Angelina Jolie, duket se po rezultojnë të jenë të vërteta. Këto dyshime i bën më të besueshme edhe një burim pranë çiftit, sipas të cilit marrëdhënia mes tyre nuk po shkon aq mirë. Ata kanë patur zënka të vazhdueshme dhe shkaku kryesor është tradhtia e Brad Pitt.
“Brad është i lodhur nga kjo martesë përderisa edhe Angelina mezi ushqehet. Ai është thjesht i lodhur duke harxhuar kaq shumë energji duke e shtyrë atë të përmirësojë gjendjen e saj shëndetësore dhe të kujdeset për veten”, ka thënë ky burim, shkruan noa.
Por edhe pse është kujdesur gjithnjë për gjendjen e Angelinës, Brad përsëri nuk mbetet i pafajshëm sepse shpesh është akuzuar disa herë se e ka tradhtuar atë, pavarësisht se ai vetë gjithnjë e ka mohuar këtë.